700 arka kanabis, 8 thasë me boçe| Çfarë u gjet brenda serës në Berat

11 Nëntor 2022 | 10:09

700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.

Policia e Shtetit dha një deklaratë lidhur me operacionin duke sqaruar se dispononte informacion për serën që përdorej për prodhim dhe trafikim lëndësh narkotike.

Shërbimet e policisë arrestuan në flagrancë 11 persona që dyshohen si organizatorë. Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

Mësohet se sera është në pronësi të shtetasit Xhimi Dyli. Të arrestuarit janë me inicialet: E. Xh., 30 vjeç, B. Xh., 42 vjeç, S. L., 22 vjeç, J. U., 23 vjeç, M. D., 24 vjeç, S. B., 27 vjeç, B. M., 48 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, D. M., 43 vjeçe dhe I. M., 25 vjeçe.

2 pistoleta dhe një kallashnikov, në pronësi të të arrestuarve B. Xh., H. D. dhe J. U., 4 makina dhe shumë aparate celularë u sekuestruan përveç lëndës narkotike.

Hetimet po vijojnë, ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

Tre objekte janë shembur këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidh Rrugën Transballkanike me Portin dhe vazhdimësinë e Lungomares...
11:55 | 25/06/2026

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026