80% e shqiptarëve as kanë blerë, as kanë lexuar libër vitin e fundit
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar gjatë vitit 2022, 74.8% e tyre janë përgjigjur, asnjë.
Ndërkohë, vetëm 7.6% kanë lexuar një libër, 11.8% e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7% kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3% më shumë se 5 libra.
Kjo shifër rritet kur vjen puna për të blerë libra, pasi 78.2% e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022. Ndërkohë, 7.2% e shqiptarëve kanë blerë vetëm 1 libër, 10% e tyre kanë blerë 2-3 libra, 1.9% kanë blerë 4-5 libra dhe 1.9% e tyre kanë blerë më shumë se 5 libra.
Shumica shqiptarëve jo vetëm që nuk blejnë libra, por as nuk dhurojnë. 74.8% e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2% e tyre. 74.1% e shqiptarëve nuk kanë marrë një libër dhuratë dhe vetëm 25.5% kanë marrë.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:48 Irani pritet të lidhë rrjetin e tij të energjisë elektrike me atë të Katarit
- 09:44 Gjesti i diskutueshëm i gjyqtarit në Botëror, FIFA del me vendim zyrtar
- 09:36 VIDEO/ Dalin pamjet e përplasjes së skafit në formë makine me mjetin e Policisë Kufitare në Ksamil
- 09:15 Parlamenti hungarez kufizon mandatin e Kryeministrit në një maksimum prej 8 vjetësh
- 09:08 Dita do shndërrohet në natë për më mbi 6 minuta, po afron eklipsi diellor më i gjatë i shekullit të 21-të
- 08:41 Udhëheqësit e G7 do të takohen me Zelenskyn, Trump sinjalizon një optimizëm për paqe në Ukrainë


