Habit deputetja e PS: Nuk ka krim në Elbasan, ka si në çdo qytet tjetër
Deputetja e PS, Desantila Tahiraj është shprehur se Elbasani nuk është qyteti i krimit duke shtuar se situata kriminale ka kudo.
E ftuar në emisionin ‘Rinon’ në Euronews Albanian, Tahiraj theksoi se Elbasani është qyteti i traditave dhe ku njerëzit jetojnë të qetë.
Ajo ka hedhur akuza ndaj opozitës duke thënë se kjo e fundit sakrifikon qytetin duke e etiketuar si qytet kriminal.
“Situata të tilla ka kudo. Elbasani nuk është qyteti i krimit, është qyteti i traditës, i normale, është qyteti i traditave, i njerëzve të mençur, është qyteti i traditave, është qyteti ku të gjithë jetojnë në paqe. Elbasani nuk është qyteti i krimit fare. Është qyteti i universiteteve, i traditës. Njerëzit jetojnë në paqe. Është një nga qytetet ku mund të jetohet më mirë në Shqipëri.
Opozita e rublave sakrifikojnë qytetin e tyre duke etiketuar si qytet kriminal”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve