AKU bllokon 21 mijë vezë dhe produkte sallamerie në 13 subjekte në Vlorë
Mbi 21 mijë kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum janë bllokuar gjatë kontrolleve të Autoritetit Kombëtar i Ushqimit (AKU), në 13 subjekte në Vlorë.
Subjektet, për të cilat AKU vendosi masa administrative, ushtronin aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi masa administrative me gjobë në vlerën 6’150’000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21’840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum.
“Në Qarkun e Vlorës, trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e.
Gjatë ushtrimit të kontrolleve janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundëretiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi masa administrative me gjobë në vlerën 6’150’000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21’840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve