FOTOLAJM| Policia kap lartësitë, efektivë në tarracat e institucioneve

12 Nëntor 2022 | 17:08

Protesta e 12 nëntorit ka mobilizuar policinë dhe Forcat Speciale.

Efektivë janë vendosur në tarracat e institucioneve përgjatë bulevardit ku po zhvillohet tubimi i opozitës. Ata janë gati të reagojnë në çfarëdolloj incidenti.

Edhe pse kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka garantuar se kjo do të jetë një protestë demokratike dhe paqësore, kryedemokrati Sali Berisha ka parashikuar çdo skenar të mundshëm.

Meta bëri thirrje që qeveria të mos provokojë qytetarët.

Protesta nisi pak më vonë nga ora 16:00 që ishte lajmëruar. Kryeministria u blindua dhe mbi 1 mijë efektivë policie janë në terren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026