‘Kam përjetuar racizëm në Britani’, Ballcaj: U sulmova fizikisht se isha shqiptare

13 Nëntor 2022 | 14:43

“Protestë kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”; me këtë thirrje komuniteti shqiptar në Angli organizoi grumbullimin një ditë më parë pranë parlamentit në Londër.

Tubuesit protestuan kundër racizmit të shprehur nga sekretarja e brendshme britanike Suela Braverman, e cila pohoi përpara ligjvënësve vetëm shqiptarët e mbërritur me gomonet e jo 11 nacionalitetet e tjera të rreth 40.000 personave që kanë zbarkuar këtë vit në brigjet angleze, duke i etiketuar kriminelë.

Arlinda Ballcaj, aktiviste dhe lobuese në Partine Konservatore në Britani tregoi në një intervistë për Euronews Albania se është përballur me racizëm dhe dhunë fizike në Britani, kur ka kandiduar për kryetare bashkie në qytetin ku jeton.

Sipas saj, është e pavend që të përgjithësohet një komb i tërë me disa individë.

“Unë jam një person që jam përballur me racizmin. Kam kandiuar si kryetare bashkie në vendin ku jetoj dhe jam sulmuar online dhe fizikisht nga persona të caktuar që mendonin se nuk ishte normale që një shqiptare si unë dhe e çuditshme, kjo është fjala që përdornin, të isha kryetare bashkie. Më kanë sulmuar me një qen bulldog dhe kam përfunduar në spital me hemorragji. Fatkeqësisht unë nuk mora votat e duhura, por kam pozicione të mira në Partinë Konservatore dhe jam në listën për deputete e ardhshme. Nuk mund të përgjithësohen të gjithë njerëzit”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026