Shtyhet sërish seanca për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ekstradimin e shtetasit turk, Faruk Fetih Ozer, i akuzuar për mashtrimin me kriptovalutat.
Avokati mbrojtës i tij ende nuk e ka depozituar kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes, dhe sot është afati i fundit.
Në këto kushte, gjyqtari aktual Elis Dine nuk mundet të marrë dot vendim, ndaj sot u dëgjuan vetëm pretendimet e avokatit mbrojtës.
Mbrojtja kërkon mosekstradimin e shtetasit turk në Turqi, pasi sipas tyre ndihet në rrezik për jetën. Më herët kanë deklaruar se ndaj tij është zhvilluar një sulm politik.
Avokati mbrojtës kërkon që gjykata e Elbasanit të mos nxitohet në kryerjen e ekstradimit të turkut, i cili në Turqi rrezikon më shumë se 400 vite burg sipas sistemit të drejtësisë turke që i përllogarit dënimet për secilin të dëmtuar nga aktiviteti i tij në atë vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve