Hoxha: Fabrikat e qumështit drejt falimentit, Serbia prodhon më shumë se Shqipëria

15 Nëntor 2022 | 07:30

Rënia e prodhimit të qumështit të lopës nga fermat vendase aktualisht ka shtuar mungesën e djathit të lopës ne treg.

Përpunuesit e qumështit parashikojnë edhe rritje tjetër të çmimeve të qumështit të deles dhe të dhisë deri 30% më shumë nga marsi 2023 për shkak të kërkesës së lartë dhe ofertës së ulët. S

htrenjtimi i çmimit të qumështit pritet të rrisë sërish çmimet e bulmetit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave Sasia e qumështit të lopës së grumbulluar në 2021 në raport me 2020 ishte 7% më pak.

Donjaldo Hoxha, kreu i shoqatës Industria e Përpunimit të Qumështit tha në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania se për shkak të mungesës së prodhimit, shumë shpejt tregu do t’i drejtohet importit. Kjo sipas tij do të çojë në situatën që raftet do të jenë të mbushura me produkte të marra në import.

Ai tregoi se në rajon vendi që prodhon më shumë qumësht është Serbia, ndërsa në Shqipëri informaliteti po cenon cilësinë.

“Tregu është dinamik, por situata që krijohet është që do të largohen fermerët dhe do të falimentojnë fabrikat vendase. Kemi rënie të fuqisë blerëse, shtim i kostove për fermerët, dhe presion të produkteve të importit që është rritur”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024