Ndërpritet mbledhja në Komisionin e Ekonomisë pas debateve për Portin e Durrësit

15 Nëntor 2022 | 12:27

Vijonë debatet në Komisionin e Ekonomisë për procedurat për projektin për Portin e Durrësit.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi gjatë debateve ndërpreu për 5 minuta mbledhjen. Ai tha se pas pushimit do të vijojnë me votimin e këtij projekti të rëndësishëm

Debati: 

Shalsi: Ju paralajmërova, jo fare fare…

Shehaj: Ore çfarë dokumenti është?

Besard Kadia: Ma jep pak dosjen të lutem. I ke dokumentet z.Shehaj.

Shalsi: Po jo ore nuk do tallemi ne këtu. Nuk kemi ardhur për t’u tallur. Pushim 5 minuta, sidomos atyre.

Kadia: Nuk keni fakte.

Shalsi: 2 minuta pushim dhe do kthehemi për votimin.

Vendimi i Kuvendit për të pranuar kërkesën e qeverisë të fusë futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh, ka “ndezur” debatet politike.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku e cilësuan projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë. Ndërsa për opozitën ky projekt është në shkelje të Kushtetutës, shteti humbet, ndërsa ndërtimi do të kryhet nga kompani ofshore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026