Ndërhyrje e rrallë në zemër tek i porsalinduri në Pediatrinë e QSUT

16 Nëntor 2022 | 08:28

Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale, në zemër është bërë pak ditë më parë tek një bebe e prosalindur.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije në faqen e vet në Facebook se operacioni i gjatë, prej 8 orësh rezultoi me sukses falë ekipit mjekësor të Kardiokirurgjisë, në QSUT dhe investimeve në infrastrukturë dhe implementim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrjojtes Sociale.

“Zemra mal për shpëtimin e jetës së një bebe fare pak ditësh, që u operua për plot 8 orë me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Operacioni i rrallë në zemër u realizua nga ekipi fantastik i Kardiokirurgjisë në QSUT me Prof. Asc. Altin Veshtin, Prof. Asc. Saimir Kuçi, Dr. Alfred Ibrahimi dhe sot Belindi i vogël po trajtohet me shumë kujdes e profesionalizëm nga Prof. Mira Kola, Dr. Durim Sala dhe i gjithë super stafi i Reanimacionit të Pediatrisë në QSUT”, – shkruan Manastirliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026