Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Kim: Qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në proceset e qeverisjes

15 Shtator 2020 | 08:48

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka kujtuar se qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në proceset e qeverisjes ndërkohë që demokracitë në tërësi respektojnë ligjin, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi.

“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkroi Kim në Twitter teksa përcolli një deklaratë për shtyp të Sekretarit të Departamentit të Shtetit Amerikan, Michael Pompeo.

Në deklaratën e Pompeos SHBA zotohej sërish për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për t’u përfshirë në proceset e vetëqeverisjes ndërkohë që demokracia sipas tyre mbetet frymëzim për lirinë.

“Qeverisja demokratike nuk është perfektë, por sigurisht që ajo mund çdo alternativë. Shoqëritë demokratike respektojnë të drejtat e njeriut dhe janë më paqësore, me prosperitet dhe të sigurta. Ne mbështesim të gjithë njerëzit kudo që kërkojnë të jetojnë të lirë, të sigurt dhe me dinjitet nën qeveri demokratike,” – shprehet Pompeo në deklaratën për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026