A duhet të largohen Meta dhe Berisha? Shehi: Nevojë për forca të reja në fushë
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu tha për Euronews Albania se në protestën e opozitës të zhvilluar më 12 nëntor duhet të kishte ide dhe figura të reja në podium.
“Protesta është një gjë e mirë. Mblodhi njerëzit. Njerëzit në shesh nuk i mblodhi vetëm Meta dhe Berisha me mbështetësit, por qytetarët dolën aty edhe për Ramën me zullumet e veta. Kjo është pozitive që qytetarët protestojnë. Do kisha pritur që tek tribuna e protestës të vinin ide të reja, fytyra të reja. Megjithatë ka kohë nga këtu deri në zgjedhje që opozita të bashkohet tek një kandidat opozitar”, u shpreh Shehi.
Ai shtoi se preferon njerëzit të rinj, drejtues të rinj për opozitën.
Teksa u pyet për Sali Berishën dhe Ilir Metën, ai tha se për të mbërritur atje ku duam kemi nevojë për forca të reja në fushë.
“Kjo opozitë që është sot ka qenë kontribuuese për të krijuar këtë sistem politik që është sot me ndryshimet e vitit 2008 në Kushtetutë dhe në ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është dhunuar sistemi politik. Është prodhuar një kënetë politike. Opozita duhet të bëjë një rindërtim 360 gradë të mendimit të vetë politik, që të afrojë të gjithë palët dhe qytetarin gri”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta