Zoto i paguante udhëtimet drejt Italisë, detaje nga arrestimi i zyrtarit të FSHF-së

16 Nëntor 2022 | 14:04

Mes personave të vënë në pranga, nga 11 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK është edhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Dervishaj ka udhëtuar drejt Italisë për të parë ndeshje me financime të Klodian Zotos.

Ky i fundit i ka paguar udhëtimet, biletat e avionit, qëndrimet në hotel dhe biletat për ndeshjen.

“Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta  nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali”, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK sqaron se janë miratuar 11 masa sigurimi personale, nga të cilat 10 masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë sigurie “arrest në shtëpi” për abuzimet me ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026