Genc Burimi lë intervistën pas përplasjes me Meçen për Portin e Durrësit

16 Nëntor 2022 | 15:38

Analisti Genc Burimi ka lënë emisionin pas përplasjes me Arben Meçen, ndërsa po fliten për projektin e Portit e Durrësit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Burimi ka shkëputur lidhjen me skype duke thënë se Meçe nuk po fliste për temën që ishte thirrur në studio, por bëri debat politik.

Analisti Meçe, po thoshte që çdo lëvizje që bën Sali Berisha në Shqipëri është pro-ruse dhe anti-shqiptare.

Pjesë nga debati: 

Arben Meçe: Jam themeluesi i PD, anëtarë i kryesisë së PD, jam anëtar i kryesisë së PD, së treti jam themelues i Lëvizjes për reformimin e PD-së, jam iniciatori i komisionit Rama, nuk e bëra politikisht. Jam personi që shkatërroi ‘Zogun e Zi’, jam personi që me përgjegjësi qytetare denoncova vjedhjet e mëdha të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Jam personi i cili në ndërgjegjen time dominon vetëm një gjë, t’i shërbejë këtij vendi. Unë jam krenar që ky projekt po bëhet, dhe kur po them po bëhet ka 30 vjet që po e mbrojë këtë projekt.

Kur ti studioje unë kam bërë emisione për Korridorin e 8. Qëndrimi im ka qenë se do të jem në oponencë me këdo që  cenon interesat e këtij vendi.

Rama e di mirë se kush është Berisha. Berisha dhe grupi që e përkrahin janë ajo konjokturë që qartësisht janë financuar nga paratë ruse. Nuk mund të pranohet që në krah të Berishës të qëndrojë Alibeaj për një projekt kombëtar dhe kjo është arsyeja.

Berisha është një person ‘Non Grata’ me financim rus dhe çdo lëvizje që bëhet në Shqipëri nga ai është proruse dhe anti-shqiptare.

Burimi: Ça bëri Rama 10 vjet.

Meçe: Kam shumë kritika

Burimi: Keni një lloj inati me Berishën. Ne sot u mblodhëm për portin e Durrësit dhe e kthyet në debat politik.  Do ju lë mirupafshim.

Mirupafshim do e lejë emisionin.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024