“Është histori gjaku”, gazetarja: Si u vra investitori italian i plehrave në Tiranë
Gazetarja Anduena Llabani deklaroi se historia e inceneratorëve, nuk është një histori, korrupsioni, por gjaku, në bazë të disa investigimeve të saj.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Llabani tha se në vitin 2014, në Tiranë është vrarë një shtetas italian, i cili ka qenë person i i parë që solli të parën kompani në vendin tonë për inceneratorët.
“Unë mendoj që historia e inceneratorëve nuk është një histori korrupsioni, por gjaku. Unë po investigoj, në vitin 2014 është vrarë një shtetas italian, në qendër të Tiranës, i cili ka qenë personi i parë, që ka sjellë në Shqipëri të parën kompani për plehrat, për inceneratorët, që ia ka shitur më pas pronarëve shqiptarë.
Xhankarko Axola, i vrarë më 5 nëntor të vitit 2014, që kur filluan këto histori. Mbase këtu duhet parë, është një person që ka pasur lidhje të forta me shteti italian. Ky është kushëriri i parë i personit që është marrë me historinë e plehrave në Itali. Ndaj them. historia e inceneratorëve është një histori gjaku”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)