“Vuçiç detyron parlamentin të heshtë”, Shehu përplaset me Ermonela Felajn
Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti Tritan Shehu akuzoi kryetaren e Kuvendit se po shkel rregulloren, pasi nuk ka ende një përgjigje për kërkesën për gjenocidin serb në Kosovë.
Shehu nënvizoi se Aleksandër Vuçiç bashkë me shokët e tij, po detyron parlamentin shqiptar që të heshtë.
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj u përgjigj se opozita ka marrë një përgjigje për këtë kërkesë.
DEBATI:
Tritan Shehu: Ju e lexoni rregulloren si t’ju vijë për mbarë, ju i ndryshoni dhe nxirrni atë që doni. Ne një grup deputetësh kemi paraqitur prej kohës një kërkesë për një mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë nuk ka asnjë përgjigje. Një kërkesë e tillë të rregull mos ta merrni në shqyrtim, kur rregulloja thotë brenda 3 ditësh duhet të ketë një përgjigje. Ju kërkoj të bëni drejtësi. Si mund të flasim për integrim, kur demokracia është shkatërruar këtu. Ju kini frikë të vini gjishtin mbi plagët e rajonit tonë. Vuçiçi me shokë detyron këtë parlament të heshtë. Na i hiqni të drejtat në mënyrë të turpshme të padrejtë. Ky është turp i botës që bëhet nga këta. Kështu nuk shkohet në integrim, duke shkatërruar rregulloret.
Ermonela Felaj: Për kërkesën tuaj keni marrë përgjigje nga kryetarja e Kuvendit. Keni marrë përgjigje në çdo seancë. Unë nuk dua të përfshihem në asnjë lloj konflikti të brendshëm me deputetët. Pretendimi juaj nuk qëndron.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.