Reja: Bëmë paraqitje të mirë ndaj Italisë, por shpërdoruam raste
Shqipëria është mposhtur nga Italia me rezultatin 1-3 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë luajtën mirë, teksa diferencën në fushë e bënë kualitetet e kundërshtarit, pa lënë pas dhe rastet e shpërdoruara. Shqipëria kaloi e para në avantazh me Bajramin, por më pas axurrët shënuan 3 gola, me Grifon protagonist.
Trajneri Edoardo Reja pas ndeshjes pohoi se skuadra luajti mirë, por disa gjëra nuk shkuan siç duhet.
“Paraqitjen e bëmë goxha të mirë, nëse Italia do kishte rastet tona do shënonin 4-5 gola. Kur vjen puna para portës, janë shumë të saktë. Ndeshjen ndaj Armenisë dua të luajmë si në pjesën e dytë ndaj Italisë. Skuadra nuk luajti siç e kishim përgatitur. Bëra disa ndryshime me Uzunin, Brojën apo Bajramin, por sot ishte shumë e vështirë. Kur ishim 1-2, patëm një rast u prek traversa dhe mund të shkonte në 2-2. Mund të kishim marrë një rezultat pozitiv”, tha ai.
Lojtarët e Shqipërisë treguan emocionet e kësaj përballje të madhe, pa harruar dhe mbështetjen e tifozërisë.
Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore në datën 19 përballë Armenisë në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve