Qeveria arkëton 500 mln euro më shumë, shqiptarët ulin konsumin

17 Nëntor 2022 | 15:59

Qeveria ka arkëtuar 500 milionë euro më shumë në 10-mujorin e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vitin e kaluar, nga janari deri në tetor, Ministria e Financave ka raportuar 3.5 miliardë euro të ardhura, ndërsa për periudhën janar-tetor 2022, të ardhurat e arkëtuara tejkalojnë 4 miliardë eurot. 

Rritja e çmimeve është faktori kryesor, që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e arkëtimeve nga TVSH-ja. 

Ritmi i rritjes së arkëtimeve deri në shtator përgjithësisht reflektoi nivelin e rritjes së çmimeve, duke treguar se konsumi nuk ra.

Por, të dhënat e muajit tetor tregojnë se të ardhurat u rritën me 18 mln euro, ose 4.5 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, në një kohë që inflacioni në tetor ishte 8.3 për qind.

Shifrat sugjerojnë në këtë rast, se në tetor shqiptarët kanë ulur konsumin si reflektim i rritjes së çmimeve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026