Protesta në Parkun e Divjakës dhe reagimi i ministrisë | 5 zhvillime

17 Nëntor 2022 | 18:08
  • “Jo traut në Parkun e Divjakës”, banorët protestojnë kundër pagesës

Banorët e Divjakës refuzojnë të paguajnë lekë për të vizituar Parkun e Karavastasë në Divjakë. Ata kanë protestuar dhe janë përplasur me policinë, duke kërkuar heqjen e traut të vendosur në hyrje të parkut.

Vizitorët që hyjnë ne parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me cmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet.

Por, trau i vendosur në hyrje të parkut nuk është mirëpritur nga banorët dhe deputetët e zonës.

Lexoni për më shumë: “Jo traut në Parkun e Divjakës”, banorët protestojnë kundër pagesës

Banorët në protestë
  • “Biletë modeste, vetëm 50 lekë”, Ministria e Turizmit reagon për Parkun në Divjakë

Ministria e Turizmi ka reaguar për vendosjen e traut në Parkun e Divjakës, ku qytetarët duhet të paguajnë një bietë për t’u futur në të.

Ministria sqaron se bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun.

Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.

Lexoni për më shumë: “Biletë modeste, vetëm 50 lekë”, Ministria e Turizmit reagon për Parkun në Divjakë

Parku i Divjakës
  • “Ministri arrogante”, Braçe sulmon Kumbaron për traun në Divjakë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi se ka mbi 3 muaj e gjysmë që përpiqet të flasë me  çdo autoritet të mundshëm në Republikën e Shqipërisë, përfshi qeverinë për çështjen e Divjakës.

“Nuk mundet që një aks rrugor kombëtar të kthehet me pagesë për të shkuar në vijën bregdetare,” – u shpreh Braçe, ndërsa theksoi se nuk dëgjohet zëri i tyre përballë arrogancës së ministrisë së turizmit, që drejtohet nga Mirela Kumbaro.

Lexoni për më shumë: “Ministri arrogante”, Braçe sulmon Kumbaron për traun në Divjakë

  • VIDEO| Opozita s’merr fjalën në Kuvend, deputetët live nga Facebook-u i Berishës

Në momentin që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha doli në foltoren e Kuvendit për të marrë fjalën, nënkryetarja Ermonela Felaj ndërpreu seancën.

Berisha zgjodhi të hyjë live në faqen e tij në Facebook.

“Iku Xhaçka, iku investitorja strategjike,” – u shpreh Berisha, ndërsa Elisa Spiropali ngrinte dy gishta pas kryedemokratit dhe i bënte foto.

Sali Berisha
  • Pse kanë ngecur hetimet për inceneratorin e Tiranës? Përgjigjet gazetari Ferhati

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati deklaroi se hetimet ne inceneratorin e Tiranës kanë ngecur, ndryshe nga Elbasani dhe Fieri.

Ai tha se nuk janë në dijeni për personat e marrë në pyetje, por vetëm për disa veprime administrative.

“Nuk dimë nëse procedimi penal është regjistruar mbi bazën e veprës penale apo ka dhe emra apo persona të dyshuar të cilët mund të jenë të përfshirë, qoftë zyrtarë publik,” – u shpreh Ferhati.

Gazetari Eni Ferhati
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026