Paralajmëron gazetari: Gabimet që po bëjnë me portin e Durrësit

18 Nëntor 2022 | 11:51

Gazetari Lavdrim Lita thotë se opozita e opozitës lidhur me projektin në portin e Durrësit është e gabuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se opozita dërgoi në Gjykatë Kushtetuese një marrëveshje që nuk ishte miratuar ende në Parlament çka do të bëjë që kërkesa të rrëzohet.

Nga ana tjetër, sipas tij, hapi i radhës i opozitës duhet të ishte mbledhja e firmave për një referendum kombëtar apo lokal kundër këtij projekti si edhe premtimi që kur të jenë në qeveri do të bllokojnë çdo projekt që nuk i ka transparent pronarët.

“Porti i Durrësit është busulla orientuese e ekonomisë së Shqipërisë prej 2000 vjetësh dhe nuk bëhet shaka me këtë, ndaj jam pak i emocionuar dhe jam i sigurt se në një plan afatgjatë kjo do ta dëmtojë shumë vendin. Portin e Durrësit e kemi multimodal, multifunksional, i kemi të gjitha mundësitë që ta bëjmë Durrësin një port modern”, u shpreh Lita.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026