Berisha: ‘Inceneratorët’ krim i Ramës, SPAK s’e shpëton dot nga gjyqi publik

18 Nëntor 2022 | 12:48

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi arrestet e nxjerra për inceneratorin e Fierit pak ditë më parë, duke akuzuar SPAK se po ua shet shqiptarëve këtë aferë korruptive, si aferë të disa punonjësve.

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha u shpreh se inceneratorët janë sipërmarrje direkte e Ramës, Agaçit, Ahmetit, Veliajt dhe Lefter Kokës. Sipas tij, SPAK nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën nga gjyqi publik.

“Janë sepse Edi Rama për të mbushur thasët me euro, për të përvetësuar së bashku me grupin e tij mafioz të përbërë nga personat që numërova, pranoi të firmosë në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me qëndrimin e autoritetit kombëtar të prokurimeve publike, i cili i thotë me shkresë që procedura “negociatë e mbyllur” nuk ekziston në ligjin shqiptar, ekziston vetëm në kodet e mafies”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026