Lista Serbe kthehet në Kuvend, analistët e cilësojnë fitore të Albin Kurtit
Nëntë deputetë të Listës Serbe u kthye në Kuvendin e Kosovës dhe u betuan sipas Kushtetutës së vendit, ku përmendet edhe Republika e Kosovës, për të cilën bashkëpartiaket e tyre dhanë dorëheqje.
Por, ata thanë se këtë e bënë për të parandaluar një skenar të Albin Kurtit, i cili synim kishte ndryshimin e kushtetutës në dëm të komunitetit serb.
Edhe pse ekziston si mundësi, sipas ekspertëve ligjorë, kjo gjë nuk do të lejohej.
Pavarësisht kesaj mundësie, anëtarë të qeverisë mohojnë se kishte një plan të tillë, ndërsa shtojnë se ky veprim i Listës Serbe e dëshmon edhe njëherë qëllimet e vërteta të tyre.
“Me kthimin e tyre u konfirmua që kauza e tyre ka qenë e paqëndrueshme dhe ka menduar të sjellë një skenar që mund të sillte një rinegocim të statusit të veriut të Kosovës”, deklaroi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Se veprimi i serbëve kishte qëllime të minimit të procesit të dialogut, e thonë edhe analistët.
“Konsideroj se është një lloj suksesi i qeverisë së Kosovës. U tregua që pozitat e tyre janë të zëvendësueshme”, u shpreh analisti Arbër Fetahu.
Për Miodrag Miliqeviç, pjesëtar i Shoqërisë Civile në veri, Lista Serbe nuk eshtë treguar konsistente në veprimet e saj, por nuk pret dicka me shumë nga rikthimi. Sipas tij, në këtë rast s’ka fitues, por vetëm humbës.
“Nese me pyetsi se kush është fitues e kush humbës, unë mendoj se humbësit më të mëdhenj janë qytetarët. Turbulencat e fundit politike në Kosove kanë pasur efekt negativ tek të gjithe, tek serbët, te shqiptarët, tek marrëdhëniet tona. Dhe e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i vullnetit dhe vendimeve të politikanëve tanë”, theksoi ai.
Për këtë arsye, Miliçeviç kërkon që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje që do të mundësonte zgjedhjet e reja në atë pjesë dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore