Torres: SHBA të marrë rol më të madh në bisedimet Kosovë-Serbi
Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, ka thënë në hënën në Prishtinë se është koha që Shtetet e Bashkuara të marrin rol më të madh në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai i ka bërë këto komente në një bisedë me Zërin e Amerikës gjatë vizitës së tij disa ditëshe në Kosovë, ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
“Shpresoj që mund t’i afrohemi më shumë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. E mbështes idenë që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më qendror në bisedimet ndërmjet të dyja palëve, sepse mendoj që pa një rol të tillë të Shteteve të Bashkuara bisedimet kanë ngecur, kështu që është koha për Shtetet e Bashkuara të marrin një rol më të madh në këtë proces”, ka thënë ai.
Sipas tij, tensionet që pasuan mospajtimet për çështjen e targave të makinave, janë dëshmi e nevojës për përmbyllje të këtij procesi.
“Nuk më takon mua të them se si dhe kur Kosova duhet të zbatojë ligjet e veta sa u përket targave të makinave. Por, tensionet që e kanë përcjellë këtë çështje janë dëshmi e nevojës për të përmbyllur normalizimin e marrëdhënieve, për të përmbyllur procesin e paqes, në mënyrë që të mund ta integrojmë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë mes tjerash ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë