Altin Rraklli: Brazili, më favorit se Argjentina për të fituar Kupën e Botës
Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Altin Rraklli e sheh Brazilin më favorit se Argjentina për fitimin e Kupën e Botës në Katar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rraklli u shpreh se Brazili ka lojtarë cilësore dhe këtë vit, është më e organizuar si skuadër.
“Nëse do flasim, kush është mundësia më e madhe për ta fituar këtë Botëror nga Amerika Latine, në radhë të parë është Brazili, pastaj vjen Argjentina. Nuk e kam ndjekur shumë Argjentinën këto vite, në eleminatore, por kur e sheg përfundimin është gjithmonë është poshtë Brazilit.
Këtë vit, e shoh Brazilin shumë të fortë, e shoh me të vërtetë shumë të kompletuar, me lojtarë jashtë mase cilësorë. E shoh skuadër, Brazili ka pasur gjithmonë lojtarë cilësorë, por nuk ka pasur skuadër. E shoh si pretendentin kryesor për titull”, theksoi ai.
Në lidhje me ndeshjen Argjentinë-Arabi, Rraklli parashikoi se sfida do të përfundojnë me fitoren e argjentinasve me rezultatin 2-0.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet