Berisha: Kurti është politikan ekstremist, ‘asocacioni’ s’duhet parë si diçka e keqe

22 Nëntor 2022 | 23:15

Ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha tha në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është një politikan ekstremist, që po e dëmton shumë Kosovën.

Sipas Berishës, që nga dita e paerë në politikë dhe në qeverinë e Kosovës, Kurti ka sjellë vetëm përçarje brenda politikës së Kosovës, me Shqipërinë dhe me BE.

“Kurti vetëm i skajshëm është, vetëm ekstremist, nuk ka qasje normale ndaj proceseve. Që nga dita e parë në politikë dhe që prej ditës së parë si udhëheqës i qeverisë, vetëm polarizimin njeh; skajshmëri brenda skenës politike të Kosovës, pastaj armiqësi me Shqipërinë dhe me BE. Ai nuk njeh procedurë normale, të qetë për të diskutuar çështjet, por kalon prej sovranistit. Ai është në kërkim të vetvetes, janë probleme të tij, qofshin personale, qofshin  politike, por kjo po e dëmton Kosovën. Kosova ka marrë detyrë ndaj integrimeve euroatlantike. Asosacioni nuk duhet të trajtohet si diçka  e keqe, por si diçka që mund të përpunohet”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026