Eksperti i IT për bankat online: Nuk ka rrezik të na vjedhin paratë
Eksperti i IT Said Duleviç është shprehur se nuk ka rrezik që të na vjedhin paratë nëse bankat e nivelit të dytë do të kalojnë në platformën E-albania.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se numrat blihen online, ndërsa shtoi se është e pamundur të bëhen transaksione nga dikush tjetër për aq kohë sa ti e ke aktiv numrin tënd.
“Janë numra virtual që blihen online pa qenë nevoja që të vendosësh SIM kartë. Nuk mendoj se dikush mund të marrë numrin tim. Problemi më i madh nëse numrin e lë pasiv dhe dikush tjetër mund ta marrë të njëjtin numër. Por në rastet e tjera kur ti e ke aktiv telefonin dhe numrin tënd nuk besoj se dikush ka akses që të marrë kodin dhe të bëjë transaksione”- tha ai.
Në fillim të vitit që vjen bankat tregtare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pritet të nisin ndërveprimin midis portalit e-Albania dhe platformave bankare të internet banking. Kjo do të mundësojë kryerjen e pagesave të tarifave për shërbimet e ofruara nga e-Albania direkt nëpërmjet llogarive bankare.
Burime nga sektori bankar bëjnë të ditur se ndërveprimi do të bëhet me një autentifikim të veçantë të klientit për hyrjen në platformën e e-banking nga e-Albania, të njëjtë me procedurën që ndiqet për akses nëpërmjet faqes apo aplikacionit të bankës. Ky filtër sigurie tenton të parandalojë ekspozimin e të dhënave të llogarive bankare ndaj rreziqeve të sigurisë që mund të vijnë nga sulmet kibernetike.
LEXONI GJITHASHTU:
- A do e dijë shteti sa para kemi në llogari? Sqaron eksperti i IT
- Të shtëna me armë në SHBA, një burrë vret 10 persona në supermarket
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë