Kush do i zërë vendin Krajës? Hoxha: Pazari nga politika më shumë në KLP se në SPAK

23 Nëntor 2022 | 12:48

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar zgjedhjet për kreun e SPAK, ku deri më tani janë tre kandidatë, dhe njëri prej pritet të zërë vendin e Arben Krajës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se brenda SPAK ka një luftë të egër se kush do të vendoset në krye të këtij institucionit.

“Kemi parë vettingun, që ka ecur përpara, por kemi raste shumë flagrante, me dy standarde dhe këtë e krijoi politika. Që kur është hapur gara në SPAK ka pasur një luftë të egër brenda llojit, për kreun e SPAK.

Këtë situatë e shoh shumë kritike. Ky tre vjeçar i SPAK do të ketë finalizime shumë të mëdha. Dimë që shumë zyrtarë të lartë janë në radhë në SPAK për shumë çështje.”- tha ai.

Më tej gazetari nënvizoi se pazaret dhe presionet nga politika po bëhen më shumë në KLP, institucioni që zgjedh se kush do të jetë në krye të SPAK.

“I gjithë topi është në fushën e KLP, të cilët do të dëgjojnë platformat e kandidatëve. Këtu kam dyshimet e mia sepse KLP shpesh ka çeduar. Presioni ose lobimi për kreun e SPAK po bëhet në KLP”- përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026