Çfarë do të ndodhë me serbët në veri të Kosovës pas marrëveshjes?
Kosova dhe Serbia, më 23 nëntor në Bruksel, kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.
Por çfarë do të ndodhë me serbët e Veriut dhe përfaqësuesit e tyre në institucione?
Gazetari i Euronews Albania në Kosovë, Kosovë Gjoci raportoi se mbetet të shihet si është rregulluar në marrëveshje, duke qenë se nuk ka pasur detaje rreth kësaj pjese.
“E rëndësishme është që janë tejkaluar mundësitë për ndonjë konflikt atje dhe mbetet të shihet çfarë detajesh do ketë. Ndërkohë, siç është thënë, do të ketë një takim të afërt mes Kurtit dhe Vuçiç ku pritet të bëhet me dije çfarë do të bëjnë përfaqësuesit serbë të institucioneve në veri. Edhe pjesa që ka të bëjë me targat, që ka sjellë këtë situatë, mbetet e paqartë; e para Kosova s’ka dhënë afat se deri kur nuk do vendosë gjoba, s’ka sqarim të hollësishëm për të gjitha makinat që u ka kaluar afati dhe s’do të kenë më mundësi të marrin targa me akronime të qyteteve të Kosovës nga Serbia. Çfarë do të bëhet me to? Ka nevojë për sqarime nga të dyja palët se cilët do të jenë hapat e mëtejshëm”, sqaroi Gjoci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh