“Do përdoret vetëm gjysma e 800 mijë metrave katrorë”, Rama jep detaje për portin

24 Nëntor 2022 | 12:57

Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën për projektin për Portin e Durrësit.

Teksa u shpreh se është krenar për këtë port, që do të zhvillojë ekonominë e vendit, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se për ndërtimin e tij do të përdoren vetëm gjysma e 800 mijë metrave katrorë.

“Do të përdoren vetëm gjysma e 800 mijë metra katrorë, ndërsa gjysma tjetër, ajo zona që patë do jetë hapësirë e transformuar, përfshirë dhe 700 metra plazh që nuk ekziston sot. Sot ajo tokë është e ndotur, që i ngjan asaj vrimës që ju ngeli në dorë që kur ju doli gozhda. Mjedis europian, si kudo që ne vëmë dorë. Ka lloj lloj ufosh, që kanë hedhur dokrra në një vorbull maskarallëqesh. Por çdo punë që nisim e pagëzojnë së aferë të madhe. Fisi gagaçopulli, është fis i pakurueshëm në gjak. Nuk pres mirëkuptimin e fisit gagaçopulli. Ndaj do të ikë që aty për t’ju përshtatur kohëve të sotme, ambicieve të Shqipërisë në shekullin e XXI”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026