Spitalet në Ukrainë pa energji, OBSH: Komplekset mjekësore jashtë funksionit

25 Nëntor 2022 | 07:22

Me trishtim dhe indinjatë, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën vizitoi të enjten disa spitale në Dnipro të Ukrainës.

Doktor Hans Kluge, i cili çoi atje ndihma mjekësore, i cilësoi një shkelje të pastër të ligjit ndërkombëtar rreth 700 sulmet ndaj komplekseve mjekësore që nga fillimi i luftës. Por shqetësimi i tij kryesor ishin bombardimet kundër infrastrukturës energjetike.

“Tani temperatura luhatet rreth zero gradë Celsius, por shumë shpejt ajo do të bjerë në minus 20. Aktualisht ka një blackout në të gjithë qytetin. Si mund të funksionojë një spital pa elektricitet? Si mund të funksionojë një maternitet pa inkubatorë, pa magazinë për vaksinat dhe pa frigoriferë?”, u shpreh Kluge.

Bombardimet masive të ushtrisë ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës kanë lënë disa milionë njerëz në errësirë. Në shumë qytete nuk ka elektricitet, ujë të pijshëm dhe as ngrohje.

Në Kiev, që u godit rëndë të mërkurën, 70 për qind e popullsisë ishte ende pa elektricitet mëngjesin e së enjtes.

Qeveria ukrainase e ka quajtur këtë bombardim një krim kundër njerëzimit dhe ka hapur mbi 4 mijë pika ngrohjeje në mbarë vendin. Në këto pika, njerëzit mund të ngrohen, të bisedojnë, apo të rimbushin telefonët e tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026