Epidemiologu: Vaksinoni fëmijët për fruthin, mos të rrezikojmë si pandemia e 2017-s
Mjeku epidemiolog, Rexhep Muja thotë se fëmijët duhet të vaksinohen për fruthin, në mënyrë që në vend, të mos përsëritet pandemia e vitit 2017, e cila zgjati deri në 2019-n.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Muja u shpreh se nga fruthi, rrezikohen të pavaksinuarit dhe kjo neglizhencë, mund të sjellë shpërthime të kësaj sëmundjeje virale.
“Jo. Në vendin tonë ne kemi pasur shpërthime të tilla disa vite më përpara. Në 2017-n, që zgjati edhe në 2018 dhe 2019. Ishte një shpërthim i tillë te moshat pediatrike dhe grup moshat e ndryshme që nuk ishin vaksinuar. Kjo është e vërtetë, të gjithë të pavaksinuarit janë të rrezikuar nga infeksionet virale.
Ne ndjekim një kuadër të programit të vaksinimit vazhdimisht dhe ndoshta gjatë gjithë punës së stafit mjekësor të lartë apo të mesëm që merren me vaksinimin, studiojnë terrenin, studiojnë lindjet, bëjnë planet e tyre për vaksinimin, për neglizhenca të tilla, shpërthime të tilla mund të ketë. Ka fëmijë të pavaksinuar dhe në raste të tilla, kur janë të pavaksinuar dhe virusi qarkullon, detyrimisht që shpërthime do ketë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë