Kuvendi miraton projektligjin për Portin e Durrësit

25 Nëntor 2022 | 07:54

Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kunder, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rruge transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.

Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku vlen të theksohet se kreu i qeverisë Edi Rama mungoi. Ky i fundit, deklaroi ditën e djeshme gjatë fjalës së tij, se ky projekt do të sjellë 8 mld euro në PBB.

Ai u shpreh se në këtë projekt garantohet imuniteti i pronës publike dhe se nuk ka asnjë kolateral të pronës shtet.

“Do të ngrejë pëshë vlerën e Durrësit, të hoteleve të Durrësit. Fryjini zjarrit sillni vajgur, do të kemi dimër të ashpër dhe po t’i vëmë zjarrit vendit do të ngrohemi. Për herë të parë në një kontratë publike të këtij shteti është garantuar imuniteti i pronës publike.

Kontrata parashikon se në rast mos-zbatimi të parashikimeve të saj, investitori shkon deri në marrjen e gjithçkaje që ai ka zhvilluar në atë moment me zero pagesë nga shteti. Nuk ka asnjë kolateral të pronës shtet. Sipas investitorit është hera e parë që nuk i lejohet. Për këtë kontratë ne jemi shumë krenarë”, theksoi ai.

Ndërkohë, projektligji u kundërshtua nga opozita, e cila e konsideron këtë një aferë korruptive të kryeministrit Rama.

Gjatë seancës së djeshme, pati debate dhe tensione në Kuvend, ku për disa minuta, kryedemokrati, Sali Berisha bllokoi foltoren.

LEXONI GJITHASHTU
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026