Ka prokurorë të SPAK që janë kërcënuar? Kraja: Punojnë në një terren të vështirë
Kreu i SPAK, Arben Kraja u shpreh në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se prokurorët e SPAK punojnë në një terren shumë të vështirë, pasi hetojnë krimin e organizuar, terrorizmin dhe zyrtarët e lartë.
Fjala e plotë:
Nuk është vetëm SHBA-ja me të cilët ne bashkëpunojmë, bashkëpunojmë edhe me BE-në, me shtete të veçanta në rajon, bashkëpunojmë me Mbretërinë e Bashkuar. Është e dukshme që SHBA janë një nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në realizimin e reformës, në përcaktimin e strukturave të reja që do krijohen dhe janë faktorët kryesorë që kanë mbështetur SPAK në ngritjen e tij në këto 3 vite. Na kanë mbështetur edhe nga pikëpamja financiare dhe këshillave të vazhdueshme. Ne kemi në SPAK përfaqësues të DEA-s, të departamentit të drejtësisë, ashtu siç kemi kontakte të ngushta me strukturat europaine. Nuk ka asnjë aspekt për t’u çuditur për bashkëpunimin me autoritetet e huaja. Deklaratat e ambasadores, unë nuk kam asnjë autorizim t’i komentoj dhe ajo e di pse i ka bërë.
Prokurorët e SPAK patjetër që veprojnë një terren të vështirë sepse hetojnë krimin e organizuar, terrorizimin, hetojnë korrupsionin, zyrtarët e lartë. Të gjithë këta elementë kanë situata të vështira për t’u hetuar dhe provuar fajësia. Krimi i organizuar ka specifike tjetër, zyrtarët e lartë kanë specifikë tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje