Koka e Bllako në burg, Kraja: Pa masë sigurimi nga gjykata, janë ende të pafajshëm

25 Nëntor 2022 | 14:33

Kreu i SPAK Arben Kraja në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, foli për masat e sigurisë ndaj ish-ministrit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, të cilët ndodhen prapa hekurave, pasi dyshohet se janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Ai është shprehur se për një person për fakte të ndryshme mund të dalin masa sigurie të ndryshme.

“Janë dy procedime penale që po hetohen, njëri lidhet me inceneratorin e Elbasanit, tjetri me atë të Fierit. Secili nga prokurorët ka vlerësuar faktin për të cilën ai ka qenë duke hetuar. Për një person për fakte të ndryshme mund të dalin dhe dy masa sigurie të ndryshme”- u shpreh Kraja.

Ndër të tjera ai theksoi se Bllako e Koka janë të pafajshëm deri sa të jepet vendimi i formës së prerë. Kraja tha se nëse do të shpallen të pafajshëm, të dy do të rimbursohen për kohën që kanë qenë në burg.

“Ne kemi kërkuar masën e sigurimit por ne kemi detyrimin që këta të prozumohen të pafajshëm deri sa të jepet vendimi i formës së prerë. Masat e sigurimit ankimohet. Janë disa shkallë të gjyqësorit që i vlerësojnë masat. Unë e di që Gëllçi është shpallur fajtor.

Ligji parashikon që nëse Gjykata në fund do të japë vendim dhe do deklaroj të pafajshëm ai ka të drejtë të kërkojë rimbursim për të gjithë burgun që kanë bërë.”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024