Policia refuzon kërkesën e PD për protestë: Bëjeni jashtë perimetrit të sigurisë

25 Nëntor 2022 | 21:03

Policia ka ndaluar kërkesën e Sali Berishës për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti me liderët e BE.

Policia thotë se në fashën e kërkuar nga PD për të zhvilluar tubimin, aksi cilësohet perimetër sigurie nga ora 12:00 deri 16:00.

Në shkresën drejtuar përfaqësuesit të PD, policia lë të kuptohet se sugjeron zhvillimin e protestës në një vend ku nuk është përcaktuar perimetër sigurie për samitin.

Sipas policisë, perimetri i sigurisë është përcaktuar së bashku me strukturat e sigurisë të delegacioneve pjesëmarrëse në samit.

“PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur dhe është krejtësisht e panevojshme autorizimi nga Policia. Por ne kemi njoftuar. Cila është përgjigja është e vetëkuptueshme, ajo që i dikton Edi Rama, i cili u bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast do të shfrytëzojë samitin për të shtypur të drejtat dhe liritë e popullit opozitar. Ne e parashikuam këtë gjë, ndaj edhe thirrëm protestën”, ishte përgjigjja e kryetarit të PD Sali Berisha, i pyetur sot nga Euronews Albania lidhur me këtë çështje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026