Si mund të mposhtet Rama? E zbulon analisti i njohur
Analisti Fitim Zekthi thotë se modeli i krijuar nga qeverisja e Edi Ramës është më e keqja ndonjëherë në këto 32 vjet, pasojat e të cilës shoqëria shqiptare do t’i vuajë edhe shumë gjatë pas ikjes së tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zekthi u shpreh se Rama nuk mund të mundet në mënyrë mekanike, por vetëm me moral politik.
“Modeli me triadën e pushtet, ku ai me grupin e Mjaftit, biznesin klientelist dhe krimin e organizuar e kanë çuar paranë publike në 3 -4 duar dhe kanë krijuar marrëdhënie varësie padron-klient nga ai vetë te fshatari më i humbur i Shqipërisë ku gjithkush varet nga ky sistem dhe shqiptarët po e vuajnë dhe do e vuajnë këtë. Nevoja për të ndërruar është dramatike. Por s’mund të bëhet duke bërë marrëveshje me njerëz që i kemi quajtur trafikantë. Rama nuk mundet në mënyrë mekanike, mundet me moral. Një forcë e djathtë konservatore të mund të kuptojë që duhet moral i djathtë dhe konservator dhe qasje pro euroatlantike për të kuptuar interesin e vendit dhe të mundin Ramën”, tha Zekthi.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘PD ka vdekur’, Zekthi: Berishës i duhet vetëm logoja që të mbrohet nga izolimi
- Zekthi: Opozitë pa moral, Lela: Vetëm në Kuran e Bibël ka zgjidhje të tilla
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta