Të dytët për rritjen e turizmit, OBT: Shqipëria, 18% më shumë në krahasim me 2019-n

29 Nëntor 2022 | 13:08

Shqipëria renditet e dyta në klasifikimin e Organizatës Botërore të Turizmit për rritjen e numrit të vizitorëve të huaj deri në shtator të këtij viti.

Organizata thotë se në krahasim me 2019-n, viti i fundit para pandemisë, fluksi i të huajve që kanë vizituar vendin tonë është 18 për qind më shumë. Shifra është e dyta më e lartë në renditjen botërore.

Deri në shtator, numri i shtetasve të huaj që hynë në vendin tonë ishte më i lartë se viti 2019, por sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, në tetor të këtij viti kanë hyrë rreth 365 mijë të huaj nga 387 mijë që janë regjistruar në 2019-n.

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, rritjen më të madhe e kanë raportuar Ishujt Virgjin me 29 për qind më shumë se 2019-ta.

Organizata thotë se sektori pritet që këtë vit të kapë 65 për qind të shifrave të regjistruara në 2019-n në nivel global.

Europa dhe Lindja e Mesme kanë qenë destinacionet kryesore. Mesdheu në total ka arritur 86 për qind të niveleve të para pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026