Ngjela: S’duhet diskutuar më, SPAK është i blerë dhe i trembur

29 Nëntor 2022 | 14:25

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK-un e goditi politika amerikane dhe nuk duhet diskutuar më gjatë.

“Nëse unë marr për të vërtetë atë që ka thënë ambasadorja amerikane dhe s’ka si të mos jetë e vërtetë, i gjithë ekuacioni merr atë rrjedhë,” – u shpreh Ngjela.

Ai komentoi deklaratën e kreut të SPAK-ut, Arben Krajës i cili përballë gazetares Sidorela Gjoni tha se Berisha është hetuar para se të shpallej non grata, ndërsa Meta po hetohet për lobim.

Sipas tij kjo nuk është me rëndësi për aq kohë sa ambasadorja Yuri Kim përfaqëson qëndrimet e SHBA-së dhe praktikisht Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK nuk funksionon, është i blerë dhe i trembur. Për më tepër Ngjela sqaroi se Kraja duhej pyetur dhe për afatet e hetimeve.

Avokati komentoi se deklaratën e Krajës, i cili tha se marrin kërcënime nga portalet. Për Ngjelën kjo është e pavend. Ai theksoi se është korrupsioni mafioz ai që i ka goditur.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fokusin te korrupsioni në Shqipëri dhe insistojnë pavarësisht se Shqipëria është shtet i pavarur, prej faktit se aleancën me vendin tonë e kanë të domosdoshme, kur marrim në konsideratë se na kanë futur në NATO pa asnjë ushtar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024