Aleksandër Çipa zbulon qëllimin e Berishës dhe Metës për protestën e 6 dhjetorit

30 Nëntor 2022 | 12:43

Gazetari Aleksandër Çipa thotë se është domosdoshmëri që protesta e opozitës në ditën kur në Tiranë mbahet samiti i BE të tregojë qytetari dhe të përcjellë mesazhet e duhura.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa u shpreh se qëllimi i takimit të sotëm mes Metës dhe Berishës është që me çdo kusht pjesëmarrja në protestë të jetë masive.

“Në takimin e sotëm Meta-Berisha është me çdo kusht pjesëmarrja masive, besoj se ky është qëllimi  më i rëndësishëm  që i kanë vendosur vetes në këtë bashkëpunim opozitar. Është i paralexuar qëllimi i Metës, mesazhe të cilat duhet të jenë për një Evropë që të jetë e pranishme në mënyrën si duhet të funksionojë demokracia. Tani Meta është në një pozicion tjetër politik, ndaj në këtë pikë i intereson të shihet si protagonist i opozitarizmit në Shqipëri dhe këtë mesazh e ka të njëjtë me Berishën. Është e domosdoshme që protesta e opozitës të tregojë qytetari, në shmangien e çdo incidenti dhe mesazhin që do të japin protagonistët e protestës Meta dhe Berisha”, tha Çipa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026