Analisti zbulon mesazhin e liderëve të BE-së me 6 dhjetor në Tiranë

30 Nëntor 2022 | 14:08

Analisti Xhelal Neziri komentoi në Euronews Albania takimin e 6 dhjetorit në Tiranë mes liderëve të Bashkimit Europian.

Sipas tij ky është një mesazh për qeverinë shqiptare që të largohet nga Ballkani i Hapur.

“Tirana është i vetmi vend pa të cilin do të zhbëhej në fakt edhe Ballkani i Hapur. Ballkani i Hapur tani për tani funksionon sepse ka 3 nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor,” – u shpreh Neziri.

Ai tha se një bashkëpunim Serbi-Maqedoni e Veriut ka funksionuar edhe para kësaj nisme, prandaj largimi i Shqipërisë do t’i jepte fund Ballkanit të Hapur.

“Mendoj se është një mesazh për qeverinë shqiptare që në vend se të humbë kohë me Ballkanin e Hapur do të ishte më mirë që të marrë një rol drejtues në Procesin e Berlinit, një proces i cili ka edhe mbështetjen e Gjermanisë si faktor kryesor brenda Bashkimit Europian,” – u shpreh Neziri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026