Klevis Balliu: Kush e ndjen veten shqiptar, të vijë në protestë më 6 dhjetor
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se kush e ndjen veten shqiptar, duhet të vijë dhe të protestojë më 6 dhjetor.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balliu u shpreh se është nder dhe privilegj të presësh liderët evropianë me një protestë kundër një qeverie bandash.
“Imazhin e Shqipërisë e ka masakruar Edi Rama me gjithë drogën dhe korrupsionin e vet. Kjo është e vërteta. Ne po i tregojmë Evropës, për të rregulluar imazhin. Ne duam politikat perëndimore dhe hajde të respektojmë demorkacinë. T’i presësh evropianët me një protestë kundër një qeverie bandash, është nder dhe privilegj që të jetë aty.
Të gjithë do jenë aty. Çdo shqiptar që do ketë mundësinë të vijë. Kush e ndjen veten shqiptar duhet të vijë në protestë. Kush e ndjen veten shqiptar le të vijë të bëhet pjesë e protestës”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë