Rama: Nga nesër do të ndahet bonusi për pensionistët
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se nga nesër do të ndahet bonusi për pensionistët.
Rama nënvizoi se bonusi do të jetë 5 mijë lekë për 695 mijë pensionistët në mbarë vendin.
Paketa e gjitha do të jetë 4.3 mld lekë.
“Nga nesër do të ndahet bonusi për pensionistët. Për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për 66 mijë të tjerë të kategorisë pensionistë që kanë kategori invaliditeti, do të akordojmë plus 6 mijë lekë te reja, që shkojnë në 110 mijë lekë të reja për këta pensionistë si kompensim. Do të mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike si dhe për kategorinë e tetraplegjikëve dhe paraplegjikëve. Në total është një paketë prej 4.3 mld lekë të reja, rreth 40 mln dollarë. Kemi marrë vendimin nga janari për aplikimin e një tjetër mase për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur, të cilat qeveria do u paguajë të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sikur të ishin në punë”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Lajm i rremë”, Rama: 6 dhjetori nuk është ditë pushimi, por pune
- Policia spanjolle kap zarfin “bombë” drejtuar kryeministrit Sanchez
- ‘Liderët evropianë s’janë si Rama’, Berisha për protestën: Bulevardin s’e lëshojmë
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta