Kreshnik Spahiu për shqiptarët e Anglisë: Nuk është krenari Lamborghini

1 Dhjetor 2022 | 19:44

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se parada e shqiptarëve në Londër për ditën e pavarësisë, nuk duhej bërë me makina luksoze si Lamborghini, pasi sipas tij, kjo nuk është krenari.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se krenari është shpalosja e traditave dhe e kulturës së vendit tënd.

“Është totalisht e papranueshme, një komb që ka nevojë për emigracion, një popull i cili ka nevojë të punësohet, sepse është në luftë për të mbijetuar dhe të ekzistencës për bukë, ku shkojnë me gomone për të mbijetuar, të bëjnë atë demonstrim në ditën e pavarësisë, me makina luksoze, Lamborghini, Ferrari, Mercedes. Unë kam marrë pjesë në disa parada të kombeve dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilat reralizojnë aty ku punojnë dhe jetojnë. Unë kam pasur edhe fatin të organizoj paradë në SHBA.

Kam parë dhe kam adoptuar modelet e irlandezëve në SHBA, të skocezëve, italianëve, të cilët rreshtohen për të demonstruar zakonet e tyre, traditat e tyre, kulturëne   tyre, folklorin e tyre, veshjet e tyre popullore. Nuk është krenari Lamborghini. Krenari është tradita, është kultura. Ku janë zakonet e shqiptarëve, ku është folku shqiptar, ku është kultura dhe tradita shqiptare, ku janë veshjet popullore të cilat mbrohen nga UNESCO”, theksoi ai.

Shqiptarët në Britaninë e Madhe janë ende tematika më e “nxehtë” për Mbretërinë e Bashkuar. Një klimë “raciste” përveçse mediave, ka ardhur se fundmi dhe nga zyrtarët britanikë.

Ditët e fundit, një deklaratë që ka habitur jo pak ka qenë edhe ajo e komedianit britanik, Mark Steyn i cili ka folur ashpër për emigrantët shqiptarë. Në një emision që ky i fundit moderon, komediani i dedikoi mesazhin shqiptarëve me një monolog të gjatë, për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj tyre.

“Dje teksa po kaloja në ‘Tiranën e re’ të Metropolitanëve, policët mbyllën urën mbrapa meje dhe kur i pyetëm se pse, na thanë: sepse shqiptarët janë duke bërë xhirot e tyre në urë dhe kanë bllokuar gjithë trafikun. Pra, zgjidhja e pavlerë ishte të mbyllnin gjithë urën që shqiptarët të kënaqeshin duke bërë xhirot me makinat e tyre. Këta po ngisnin ‘Mercedes’, ja shikojeni. Meqë ra fjala, ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me ‘Porche’. Po i përdorin për të bërë xhiro. Është qejf, ta bësh në ‘Lamborgini’”, tha komediani gjatë shfaqjes së tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026