Kreshnik Spahiu: Biseda Rama-Sunak e kamufluar, negative për shqiptarët
Juristi Kreshnik Spahiu e konsideron të kamufluar dhe negative për shqiptarët, bisedën telefonike që kryeministri Edi Rama pati këtë të enjte me homologun britanik, Rishi Sunak.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se temë kryesore e bisedës, ishte realizimi i një marrëveshjeje për të parandaluar azilkërkuesit dhe mundësinë e kthimit të tyre.
Sipas tij, në thelb nuk parashtrohet asnjë strategji apo plan për realizmin e të drejtave të të emigracionit.
“I gjithë gjykimi që mund të bëjmë për telefonatën e kryeministrit shqiptar me homologun britanik, është një gjykim që e bëjmë bazuar në atë çfarë ka publikuar shtypi dhe media britanike. Mendoj që është një bisedë e kamufluar, e cila fillimisht në deklaratë parashtrohet sikur është një telefonatë bashkëpunimi për ekonominë, sigurinë apo për luftën kundër krimit kibernetik.
Më pas, dilet direkt në temë, e cila mendoj se është arsyeja kryesore e telefonatës, është mundësia për realizimin e një marrëveshjeje për të parandaluar azilkërkuesit dhe mundësinë e kthimit të tyre. Mendoj se në tërësinë e vet, kjo është një bisedë negative për shqiptarët dhe e disfavorshme për ta. Për faktin sepse, në thelb nuk parashtrohet asnjë strategji apo plan për realizmin e të drejtave të tyre të emigracionit”, theksoi ai.
Çështja e emigrantëve ilegalë që shkojnë me gomone nga Shqipëria drejt Anglisë ka hapur edhe një debat publik pas reagimit të kryeministrit Rama pak kohë më parë, që akuzoi Britaninë se po bën kokë turku emigrantët shqiptarë për ‘politikat e veta të dështuara për kufijtë dhe migracionin’.
Përfaqësues të lartë të politikës britanike kanë sulmuar herë pas here me deklaratat e tyre publike emigrantët ilegalë shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng