Gazetarja debat me avokatin: Viktima la punën, ia morën të ardhurat dhe e mbyllën
Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë nga ish-bashkëshorti është kthyer në temë debati në shumë studio televizive.
Së fundmi në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, avokati Saimir Vishaj është përplasur me gazetaren në Kosovë Arbëreshë Uka.
Kjo e fundit tha se viktima Hamide Magashi kishte lënë punën sepse e kishin detyruar, ndërsa Vishaj theksoi se gratë në Kosovë qëndrojnë mbyllur dhe i bëjnë shoqëri vjehrrës.
Saimir Vishaj: Është një problem tjetër që mbase nuk i takon këtij debati, por ajo që unë mendoj është se predikimi dhe pjesëmarrja masive në këto kulte që në moshë të re, do ta brumosë tjetrin me dashurinë për familje. Jemi në momentin që edhe në Kosovë pavarësisht se koleget nuk e cekin, ka femra që martohen dhe nuk dalin nga shtëpia, rrinë të shoqëruar me vjehrrën, kjo është dhunë. Në momentin që femra kërkon lirinë dhe barazinë e saj dhe del nga ajo guacka e mbyllur. Ka dhunë fizike dhe psikologjike.
Arbëreshë Uka: Ish-burri i saj ia ka ndërprerë punën. Ia morën të ardhurat dhe e mbyllën në shtëpi. Nuk është çështje që ne koleget e Kosovës nuk po e përmendim se gratë rrinë mbyllur sepse kjo nuk ka të bëjë.
Saimir Vishaj: Ju vendosni qindra florinj dhe quheni të martuara. Gruan nuk duhet ta shikojmë si objekt seksual, por nëse kemi një grua të zgjuar do të kemi një shoqëri të zgjuar nesër.
LEXONI GJITHASHTU:
- Xhaçka takon ministrin Dendias në Athinë: Diskutim konstruktiv mes dy vendeve
- Gazetarja: Ish-vjehrra e ka kërcënuar 35 vjeçaren, do ta marr fëmijën i thoshte
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit