Gazetari Lita: Josifi është një mashtrues i kalibrit ndërkombëtar

2 Dhjetor 2022 | 11:00

Autoritetet spanjolle kanë lëshuar një urdhër-arresti për Amant Josifin, pronar call-center në Shqipëri.

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se Josifi është një mashtrues i kalibrit ndërkombëtar, i cili bashkëpunonte me mafian gjeorgjiane dhe disa individë gjeorgjianë -izraelitë.

Përmes skemave të mashtrimit, sipas gazetarit, ai në bashkëpunim me grupin e tij ka arritur të zhvatë mbi 200 mijë persona në Europë.

Sa i përket punës së SPAK, gazetari tha se në aksionin e kryer në nëntor, Josifi nuk u përmend me emër nga Prokuroria e Posaçme për shkak të lidhjeve me pushtetin.

“Policia shqiptare, e cila ka bërë gjithë operacionin në Shqipëri, është ndihmuar në ekspertizë nga policia spanjolle. Ndërkohë policia gjermane kishte shkuar në Gjeorgji ku kërkohej ortaku i Josifit, ata nuk e kanë gjetur Josifin në Shqipëri dhe kanë menduar që ka qenë jashtë.

SPAK, i cili ka monitoruar aksionin në Shqipëri, gjatë konferencës në shtypit në nëntor nuk e ka bërë emrin të ditur për mediat, sepse e ka referuar si një person me pushtet. Duhet të jetë larguar nga posti. Nuk e di se si ka hyrë ai në ministri, kur duhet të ketë një certifikatë sigurie”, u shpreh ai.

Media më e madhe spanjolle “EL PAIS”, shkruan se Josifi ka lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, si dhe është këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky zbulim është bërë pas aksionit që u iniciua nga policia spanjolle dhe që çoi në kontrolle dhe arrestime në Shqipëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026