430 kg kokainë, Klodiana Lala rendit ‘kokat’, tregon rolin e 35-vjeçarit
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se hetimet sapo kanë nisur për laboratorin e kokainës në Fier, ku ishin trafikuar 430 kilogramë kokainë përmes 24 toneve pleh organik artificial.
Lala tha se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe se kryesori në këtë grup është Viktor Çervanaku.
Gazetarja ndër personat kyç përmendi edhe të riun Nikolin Gjolena që sipas saj një pjesë të mirë të kohës e kalonte në Amerikën Latine.
“Hetimet sapo kanë nisur, janë zbuluar përgjimet e para. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Kryesori në këtë grup kriminal është Viktor Çervanaku, ish-kryetari i Komunës së Frakullës së madhe në Fier. Ai është i përfshirë megjithë pjesëtarët e tjerë të familjes me djalin me vëllain, me bashkëjetuesin e djalit. Një tjetër person kryesor është një 34-vjeçar, Nikolin Gjolena, që një pjesë të mirë të kohës e kalonte në Amerikën Latine”, u shpreh Lala.
Më 26 nëntor Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e “arrestit me burg” për 10 personat e arrestuar për 430 kilogramë kokainë të trafikuar përmes 24 toneve pleh organik artificial.
Laboratori i drogës u zbulua në banesë e ish-kryetarit të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku në Fier.
Mësohet se 430 kilogramë kokainë që ndodheshin brenda plehut, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.
Deri më tani janë arrestuar 10 persona ku mes tyre është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.
Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor