“Përgjimi për Ballën është asgjësuar”, Klodiana Lala komenton deklaratën e Çapjas
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Taulant Balla është përgjuar nga autoritetet, por përgjimi është asgjësuar.
Teksa komentoi deklaratën e bërë nga Ardian Çapja në Kuvend, Lala tha se gjykata deklaroi se përgjimi i bërë për Ballën është asgjësuar.
Ajo nënvizoi se duhet të bëhen hetime në lidhje me këtë përgjim që tashmë nuk ekziston më.
“Që është përgjuar Taulant Balla nuk është më sekret, sepse numri në vendimin e asgjësimit është i tij. Ardian Çapja vendosi këtë ta thoshte në seancë gjyqësore duke mos i përmendur emrin, logjika të çonte tek Taulant Balla. A duhet të ketë një hetim për ata gjyqtarë dhe prokurorë apo oficerë të policisë që kanë ndërmarrë një hap për asgjësimin e përgjimit, unë mendoj që duhet të ketë. A duhet të ketë një hetim lidhur nga deklarata e Çapjas? Duhet të ketë. Ne nuk e kemi për ta mësuar dot kurrë se çfarë ka folur Taulant Balla dhe me kë ka folur në ato përgjime. Taulant Balla është një eksponent i rëndësishëm politik. Përgjimi është asgjësuar. Gjykata thotë që është bërë një lapsus. CD me serverin janë zhdukur përgjithmonë”, u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta