Rrumbullaku: Siguria e liderëve perëndimorë mbi dëshirën gjeografike për protestë
Mëngjesin e së shtunës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë një konference për mediat tha se siguria e liderëve perëndimorë është mbi dëshirën për protestë.
Kreu i Policisë, nënvizoi se më 6 dhjetor, ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor lëvizja do të devijohet në rrugë alternative, ndërkohë që nuk do të ketë asnjë prirtje për të ndaluar protestën e opozitës.
Ai vuri theksin tek zona e kuqe, pra perimeri i sigurisë nuk do të lejohen qytetetarët.
“Nisur nga përvoja e aktiviteteve të mëparshme, kemi fituar përvojën dhe besojmë se do tregojë përkushtim e profesionalizëm. Duam të sigurojmë qytetarët se data 6 dhjetor është ditë normale mësimi dhe jetës së përditshme. Rrugët e bllokuara, lëvizja është devijuar në rrugë dytësore. Policia nuk ka pasur e nuk do të ketë asnjë prirje për të ndaluar apo spostuar asnjë protestë, por siguria e delegacioneve që do të marrin pjesë në Samit, na imponon të vëmë sigurinë kombëtare e ndërkombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar.
Nuk e ndalojmë protestën por garantojmë mbajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë.Kemi besimin e arsyeja do mbizotërojë mbi emocionet por jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta”, tha ai.
“Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në Samit dhe nga gazetarët e akredituar”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë