Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në nivel teknik të hënën pa çështjen e asosacionit të komunave serbe

24 Shtator 2020 | 17:11

Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë në nivel teknik më 28 shtator ku çështja e asosacionit të komunave serbe nuk do të jetë temë e diskutimit.

Këtë gjë e njoftoi të enjten i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogutn, Miroslav Lajçak. Ky shkroi në Twitter se “një nga palët nuk është ende gati” për të diskutuar çështjen e asosacionit,  por që sidoqoftë “kjo gjë do të adresohet si pjesë e “Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse” e dakordësuar më parë mes takimeve të udhëheqësve”.

Kosova dhe Serbia kanë përzgjedhur si përfaqësues, apo koordinatorë shtetëror Skënder Hysenin dhe Marko Gjuriçin.

Çështja e asosacionit të komunave serbe mbetet e nxehtë në Kosovë pasi opozita e ka kundërshtuar prej vitesh.

E nënshkruar fillimisht si marrëveshje në vitin 2013, ajo parashikon forcimin e kompetencave administrative dhe organizative të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 

Lexoni gjithashtu:

Takimi i radhës Kosovë-Serbi, Ernest Bunguri: Pavarësisht mospërputhjeve, prioritet i të dyja vendeve është anëtarësimi në BE

Bashkësia e komunave serbe, analisti: ‘Pazari përfundimtar’ në këmbim të njohjes së Kosovës

Përplasja për asosacionin, Donika Emini: Hoti po e mban procesin të mbyllur nga elita politike në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026